Referendumi për abortin në Irlandë, Facebook ndalon reklamat e huaja


Referendumi për abortin në Irlandë, Facebook ndalon reklamat e huaja

08:27 09/05/2018

Facebook tha se do t’i bllokojë reklamat për referendumin e ardhshëm të Irlandës mbi abortin, të cilat nuk e kanë origjinën nga reklamuesit brenda vendit.

Në Irlandë ka pasur shqetësime se reklamat e huaja mund të ndikojnë në rezultatin e votimit. Referendumi që mund ta shfuqizojë Amendamentin e Tetë në Kushtetutën e Republikës së Irlandës, do të mbahet më 25 maj.

Amendamenti mbështet rregulla strikte rreth abortit, të cilat e njohin “të drejtën për jetë të të palindurit”. Kjo do të thotë se Irlanda e ndalon gati plotësisht abortin, me përjashtim rastet e përdhunimit ose incestit.

Në muajin prill, komisionarja për mbrojtjen e të dhënave në Irlandë, Helen Dixon, ka thënë se është e mundur që aktorë të huaj të përpiqen të ndikojnë në referendum. Facebook tha se ndalesa e reklamave që nuk vijnë nga Republika e Irlandës është efektive nga 8 maji.

Kompania tha se do të mbështetet pjesërisht në raportet e grupeve të fushatës që identifikojnë reklama të tilla. Facebook shtoi se politika e tillë do të zbatohet edhe për zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Irlandës. /

REL






Të ngjashme