Reforma Administrative – (19 Prill 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Punonjësit e administratës duhet ti nënshtrohen testimit për të ruajtur vendet e punës. Kjo parashikohet në ligjin e miratuar nga ligjvënësit por janë tejkaluar të gjitha afatet nga parlamenti për zgjedhjen e njerëzve të cilët drejtojnë reformën administrativë në shqipëri. Në përbërjë të komisionit të shërbimit civil prej 5 anëtarësh, KLSH përfaqësohet nga një anëtar i cili do të përzgjidhet nga parlamenti ndërmjët tre kandidatëve Nexhat Gjuzi, Vasillaq Peçi e Muhamed Kavaja.
Këshilli i ministrave për dy vende ka paraqitur këto 6 kandidatë. Roland Përmeti, Gojard Cerka, Përparim Fuga, Sokol Shazi, Pranvera Strakosha dhe Sadedin Çeliku. Ndërsa pushtetarët lokal janë treguar indiferent për dy vendet që kanë në këtë komision.
Brenda dy viteve të ardhshmë 10 mijë nënpunësit aktual do të jenë në provë ndërsa të rinjtë do të pranohen në administratë nëpërmjet konkurseve dhe testimeve. Ndërkohë nesër paradite në parlament do tu përgjigjet pyetjeve të deputetëve ministri i Rendit Spartak Poçi./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame