Reforma e ujit, Rama mbështetje bashkive
Faza e dytë e reformës së ujit do të vendosë performancën e ndërmarrjeve të Ujësjellës – Kanalizimeve në përgjegjësi të bashkive. Gjatë një takimi me kryetarët e qeverisjes vendore, Kryeministri Rama, tha se tha se këto ndërmarrje do të marrin financime nga shteti, vetëm nëse do të menaxhohen në mënyrën e duhur dhe do të kenë performancë të mirë në terren.
Rama garantoi mbështetje për bashkitë pa dallime gjeografike apo partiake dhe tha se në bazë të ligjit ndërmarrjet me rendiment të mirë financiar mund të blejnë aksione të Ujësjellës – Kanalizimeve të qyteteve të tjera.
Faza e dytë e reformës së ujit ka për objektiv që të rrisë sipërfaqen e ujitshme në 160 mijë hektarë brenda këtij viti dhe 200 mijë deri në fund të 2017. Për t’u ardhur në ndihmë bashkive në këtë sektor, Kryeministri edhe fuqizimin me mjete teknike dhe logjistike, për hapjen e kanaleve kulluese dhe vaditëse.
Tv Klan