Reforma në arsim, Basha kërkon shkarkimin e Ministres Lindita Nikolla


Reforma në arsim, Basha kërkon shkarkimin e Ministres Lindita Nikolla

16:14 07/09/2016

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi nëpërmjet një deklarate për shtyp shkarkimin nga detyra të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla.

Sipas tij, mijëra maturantë që nuk fituan në universitete është rezultati i reformës në arsim e kundërshtuar nga opozita.

Basha akuzon qeverinë se nuk u dha kohë të mjaftueshme maturantëve për të zgjedhur, se lista fillestare nuk është e shpallur, dhe se s’ka transparencë. Gjithashtu Basha thotë se po abuzohet me kriteret e mesatares, që sipas tij kjo lë mundësinë për një korrupsion masiv të trafikimit të vendeve në universitet.

Sipas kreut të opozitës, Bordi i administrimit të universiteteve nuk është gjë tjetër veçse dora e zgjatur e Edi Ramës që ka marrë sot autonominë, financat, çdo burim i universiteteve vendos ku do shkojnë fondet si dhe sundon rektorët e pedagogët.

Tv Klan






Të ngjashme