Reforma në drejtësi/ Ambasadori Lu: Politikanët kanë frikë, nuk kam besim tek ta


Reforma në drejtësi/ Ambasadori Lu: Politikanët kanë frikë, nuk kam besim tek ta

20:58 08/02/2018

Pas dështimit të partive politike për të zgjedhur me konsensus anëtarët e KLGJ dhe KLP, ka reaguar në Facebook ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu. Diplomati amerikan thotë se të gjithë politikanët, të majtë e të djathtë, kanë frikë nga reforma në drejtësi.

Ambasadori Lu shprehet se ndryshimet në Kushtetutë e kishin parashikuar këtë rast, përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ e KLP, nëse partitë politike nuk i zgjidhnin me konsensus.

“Politikanët, në të majtë dhe në të djathtë, kanë frikë nga reforma në drejtësi. Mos u përqëndroni në lajmin e keq se politikanët dështuan sërish të bashkëpunojnë në përzgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së. Përqëndrohuni në lajmin e mirë se Kushtetuta e kishte parashikuar këtë gjë dhe sot i përzgjodhi anëtarët në mënyrë rastësore. Unë kam më shumë besim në një përzgjedhje të rastit sesa në përzgjedhjen nga politikanët. Reforma në drejtësi ka hedhur një hap përpara”,

shkruan ambasadori Donald Lu në Facebook.

Në seancën e sotme parlamentare, nuk u arrit numri i nevojshëm i votave  për të miratuar listat me emrat e kandidatëve të KLGJ e KLP të përcjella nga komisioni parlamentar. Por, sipas ligjit anëtarët e KLP dhe KLGJ janë përzgjedhur në mënyrë rastësore./

tvklan.al






Të ngjashme