Reforma në drejtësi, debate në Këshillin e Rregullores
Pas letrës së kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryetari i Kuvendit Ilir Meta mblodhi Këshillin e Rregullores dhe Mandateve për të interpretuar rregulloren e Kuvendit, nëse ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi do të diskutohen në Këshillin e Legjislacionit dhe Komisionin e Ligjeve apo quhen të ezauruara nga Komisioni i Posaçëm i Reformës.
Opozita mbajti qëndrimin që drafti të kalojë sipas procedurave parlamentare dhe jo sipas rastit të ligjit të dekriminalizmit, për shkak se në rastin e parë kishte konsensus.
Ndërsa për mazhorancën është zvarritje në kohë ndjekja e procedurave sipas rregullores së Kuvendit pasi Komisioni i Reformës i ka përmbushur detyrimet në afro 20 muaj punë. Paraditen e së enjtes çështja do të diskutohet edhe një herë në Konferencën e Kryetarëve, që do të mblidhet para seancës plenare. /TV KLAN