Reforma në Drejtësi, Fleckenstein: Nëse politikanët s’bien dakord, të pyeten qytetarët


Reforma në Drejtësi, Fleckenstein: Nëse politikanët s’bien dakord, të pyeten qytetarët

15:20 18/07/2016

Pas takimeve që zhvilloi paraditen e sotme me liderët e politikës shqiptare sëbashku me Ambasadoren e BE, Romana Vlahutin, Eurodeputeti Knut Fleckenstein doli në një konferencë për shtyp.

Në fjalën e tij ai tha se, sëbashku me Eduard Kukan kishin kërkuar kompromis për Reformën në Drejtësi, ndaj ai theksoi se kërkohet kompromis i minutës së fundit.

Fleckenstein u shpeh gjithashtu se e mbështet plotësisht përpjekjen e Metës për të gjetur një zgjidhje mbi propozimim hibrid për Reformën në Drejtësi.

Pjësëmarrja e ndërkombëtarëve në procesin e Reformës në Drejtësi është shumë e rëndësishme, nënvizoi ai.

Sipas Fleckentein, Partia Demokratike nuk ka vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e të huajve, por diskuton se si do të jetë ajo dhe sipas tij, pjesëmarrja e tyre duhet të jetë sipas Venecias.

Fleckenstein tha se kjo reformë pritet të miratohet të enjten dhe në rast se politikanët nuk bien dakord, sipas eurodeputetit, mbase duhen pyetur qytetarët për miratimin e saj./tvklan.al






Të ngjashme