Reforma në Drejtësi, Kongresmenët amerikanë i shkruajnë sekretarit Kerry
Tre kongresmenët amerikanë David Xholli, Robert Aderholt, si dhe nënkryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin e SHBA, Dana Rohrabaher, i kanë dërguar një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, ku i kërkojnë që të zbatohet rekomandimi 88 i Komisionit të Venecias, për Reformën në Drejtësi në Shqipëri.
Në letrën drejtuar Sekretarit Kerry, ata kërkojnë që konsensusi mes palëve politike të arrihet duket respektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias.
Sipas tyre,
“liderët politikë janë afër një marrëveshjeje mbi rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe në mënyrë më specifike Rekomandimi 88, i cili përbën bazën e zgjidhjes, kur liderët politikë janë në një pikë ku nuk bien dakord.
Ne ju nxisim që të punoni me qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë përkushtimin ndaj Reformës në Drejtësi”,
përfundon letra e tre kongresmenëve amerikanë.
Tv Klan