Reforma në Drejtësi/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve, të cilët kërkonin shfuqizimin e 25 neneve dhe 3 ligjeve nga paketa e reformës në drejtësi.
Mes ligjeve të ankimuara, ishte edhe ligji i Vetingut i cili sot nisi zyrtarisht punën pas inaugurimit të godinës ku do të qëndrojnë komisionerët.
Gjykata i ka cilësuar si antikushtetuese kërkesat e Unionit të Gjyqtarëve.
/tvklan.al