Reforma në Drejtësi, opozita e unifikuar
Opozita do të shkojë në Kuvend me një qëndrim të unifikuar në lidhje me Reformën në Drejtësi.
Pas një takimi që zhvilluan me kreun e Partisë Demokratike, dy aleatët e kampit të djathtë, ai republikan Fatmir Mediu dhe Dashamir Shehi, i LZHK -së thanë se vota e tyre do të jetë vetëm për variantin e dakordësuar me herët edhe nga Venecia.
Një ditë më parë, kreu i opozitës Basha, nga frika për rrjedhje të mundshme të votave, paralajmëroi nga mbledhja e grupit se “Nëse ndodh që ndonjë deputet i Partisë Demokratike do të trafikojë votën dhe do të votojë reformën, atëherë opozita do të kalojë në përballje totale, deri në djegie mandatesh.
Tv Klan