Reforma në Drejtësi, zgjidhen 9 anëtarët e KED-it


Reforma në Drejtësi, zgjidhen 9 anëtarët e KED-it

15:55 27/01/2017

Kuvendi përzgjodhi me short 9 anëtarët e Këshillit të Emërimëve në Drejtësi. Kandidatët duhet të ishin propozuar nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Prokurorisë, por këto institucione nuk janë ngritur ende dhe sipas dispozitës ligjore kjo e drejtë i kaloi  Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Vladimir Kristo dhe Besnik Imeraj ishin dy emrat e përzgjedhur nga shorti për Gjykatën Kushtetuese.

Mirela Fana u zgjodh nga lista me 13 kandidatura që kishte sjellë në kuvend Gjykata e Lartë. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme kishte sjellë vetëm një kandidat atë të Rovena Gashit.

Nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë u zgjodhën Brikena Ukperaj, Ervin Metalla  dhe Kastritot Selita.

Ndërsa nga zyrat e prokurorisë pranë Gjykatave të Apelit u zgjodhën Gentian Trenova dhe Fatjona Memcaj.

Më herët përfaqësuesja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi shprehu shqetësim se disa kandidatë në shkelje të ligjit ishin lënë jashtë listave nga ana e institucioneve që u bënë pjesë e shortit.

Kandidatet nuk e kanë ditur kush ishte lista e atyre që ishte përzgjedhur por short dhe i është përcjellë Kuvendit dhe kush është lista e personave te përjashtuar arsyet pse janë përjashtuar. dhe ne si kuvend  mbajmë përgjegjësi por të mos bëjmë procese të kontestuara”.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organi i ngarkuar me ligj që do të bëjë vlerësimin e përmbushjes së kushteve e kritereve ligjore, profesionale dhe morale të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë si dhe të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

 9 anëtarët e zgjedhur të KED-it së kanë mandate një vjeçar dhe do të ushtrojnë funksionin e tyre pasi t’i nënshtrohen Vetingut.

Tv Klan






Të ngjashme