Reforma territoriale, Çuçi: Nuk preket harta elektorale


Reforma territoriale, Çuçi: Nuk preket harta elektorale

15:37 23/04/2014 CuciAmbasadorët e Bashkimit Europian kërkojnë garanci që reforma administrative-territoriale të mos kthehet në ndryshim të hartave elektorale. Ky shqetësim i ngritur publikisht edhe nga opozita ka zënë vend të gjerë në një takim mes diplomatëve të huaj me ministrin për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi. Këtë fakt e pranoi edhe vetë ministri pas takimit të zhvilluar me dyer të mbyllura duke siguruar se kjo reformë nuk ka qëllime të tilla.

Një ditë pasi Konferenca e Kryetarëve miratoi pa konsesus propozimin e shumicës së majtë për të ndryshuar përbërjen e komisionit të hartimit të reformës territorial, ambasadori i OSBE, Florian Raunig bën apel për gjithëpërfshirje.

Ky është takimi i dytë i ministrit Bledi Çuçi me ambasadorët e Bashkimit Europian për çështjen e reformës territoriale administrative. Ndryshimi i shumicës në komisionin e reformës pritet të shkaktojë debate të forta edhe gjatë diskutimeve në seancën plenare të së enjtes.

tvKlan





Të ngjashme