Reforma votohet nesër në parlament
Parlamenti shqiptar do të votojë nesër me konsensusin e të gjitha palëve Reformën në Drejtësi, pas më shumë se 1 vit e gjysmë diskutimesh.
Pasi Partia Demokratike pranoi sot se do ta japë votën pro reformës, Konferenca e Kryetareve miratoi futjen në rendin e ditës të draftit të reformeë, si pika e parë e seancës.
Pranimi nga ana e Partisë Demokratike për ta votuar reformën vjen pas disa ditësh negociata intensive, mes faktorevë politike vendas dhe të huaj, ku nuk mungoi edhe përfshirja e zyrtarëve të lartë në Bruksel dhe Uashington.
Pas ndihmës –sekretares amerikane të shtetit Nuland, propozimi hibrid i së cilës është baza e draftit final, në negociata u angazhua edhe vetë Komisioneri Europian për Zgjerimin Jonahes Hahn.
Ka qenë pikërisht komunikimi i fundit i komisionerit Hahn me kryeministrin Rama, kryetarin e parlametit Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Basha ajo që i ka dhënë zgjidhje ngërçit, duke bindur Partinë Demokratike të japë votën e saj pro reformës.
Tv Klan