Reforma Zgjedhore bën bashkë PS e PD
Opozita merr pjesë në tryezën e OSBE
Partia Demokratike do të marrë pjesë në tryezën e thirrur nga OSBE-ja për Reformën Zgjedhore, ku do të diskutohet për financimin e partive politike.
Përfaqësimi i saj në takimin e së martës do të jetë sërish në nivel teknik, pasi ka shprehur në parim gadishmërinë për të qenë prezente. Tryeza e së martës vjen pas asaj të zhvilluar nga OSBE-ja në 25 Shtator, ku opozita prezantoi edhe platformën e saj 5 pikëshe.
Sakaq palët po punojnë të ndara lidhur me amendimet e Kodit Elektoral, mazhoranca dhe opozita parlamentare në Kuvend, ndërsa demokratët dhe aleatët e saj në selinë blu.
Tv Klan