Reforma zgjedhore drejt dështimit?
Në kushtet e bojkotit të Kuvendit nga ana e opozitës maxhoranca paralajmëron se do të bëjë publik një draft të sajin për amendimet në Kodin e Elektoral. Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, socialisti Bledi Çuçi thotë se draftimi i ndryshimeve adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
Bledi Çuçi Bashkëkryetar i komisionit të Reformës Zgjedhore:
Normalisht që opozita është në bojkot, nuk ka ardhur. Ka braktisur edhe komisionin për reformën zgjedhore, megjithatë ekspertët e maxhorancës dhe ekspertët e kontraktuar nga ambasada gjermane për draftimin e amendimeve që adresojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR janë duke punuar.
Javën që vjen mazhoranca do të bëjë publik një draft, që sipas saj, pasqyron rekomandimet e OSBE/ODIHR.
“Ne po ecim me të gjithë paketën që adreson rekomandimet e OSBE/ODIHR. Shpresoj që edhe opozita të vijë dhe të bëhet pjesë e këtij procesi deri në fund. Ne si maxhorancë do kryejmë detyrimet tona dhe përgjegjësinë tonë që kemi përpara shqiptarëve. Reforma nuk ka vdekur, ende”.
Përgjigja që erdhi nga demokratët e identifikoi Partinë Socialiste me djalin e deputetit Rrahman Rraja, i cili sfidoi Lulzim Bashën të përballet me të në zgjedhje. Bashkëkryetari demokrat i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha se konsensusi i socialistëve për draftin e njëanshme është me krimin, ndërsa djalin e deputetit e cilësoi zëdhënës të Partisë Socialiste për zgjedhjet.
Tv Klan