Reforma zgjedhore, Rama mbledh Grupin Parlamentar të PS
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e së hënës Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.
Sipas burimeve të “ABC News”, në takim u diskutua për reformën zgjedhore.
Mbledhja e zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit zgjati për rreth dy orë dhe ishte e mbyllur për median.
Në fokus të diskutimeve ishte edhe axhenda parlamentare për javët në vazhdim. /tvklan.al