Reformatorët e PD, kundër kandidaturës së Mustafajit për Bashkinë e Tiranës – (29 Gusht 2000)


Reformatorët e PD, kundër kandidaturës së Mustafajit për Bashkinë e Tiranës – (29 Gusht 2000)

21:23 29/08/2000

Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Reformatorët nuk i ka bindur kandidatura e shpallur mbrëmë nga PD, e Besnik Mustafajit, për kryetar i Bashkisë së Tiranës. Mes përkrahësve të Pollos, nuk ka ende një komunikim, ndërkohë që reformatorët pritet t’i vënë atij disa kushte në kompensim të mbështetjes politike, gjatë fushatës dhe në votime.

Megjithatë reformatorët e kanë etiketuar Mustafajin si kandidatë i pakicës demokrate. Sipas tyre në listat e emrave të kandidatëve të shpallur nga PD, për kryetar të komunave dhe bashkive, ka mjaft emra përkrahës të lëvizjes për reformim edhe pse udhëheqja aktuale e kësaj partie ka bërë të gjitha përpjekjet për t’i larguar ata nga gara./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme