Reformatoret: Gati të fillojmë lëvizjen në rrethe (16 Tetor 2000)
Partia Demokratike, Lëvizja Reformatore, ka përshëndetur sot fitoren e kandidatëve demokratë në 5 bashkitë në balotazh. Vetëm 20% e elektoratit të Partisë Demokratike kanë zbatuar urdhrin e partisë së Berishës për të bojkotuar zgjedhjet, është shprehur deputeteti Genc Pollo.
“Është e rëndësishme të vihet re që nga 128 kandiatë demokratë, 100 kanë vendosur të marrin pjeë në balotazh. Pra vetëm 20% kanë ndjekur porosinë bojkotuese të qendrës dhe po ky 20% është tregues i influencës që ka kjo ish qendër ndoshta mund të quhet mbi bazën e partisë. “
Reformatorët kanë përshëndetur gjithashtu fitoren e socialistit Viktor Mata në Bashkinë e Himarës. Pas përfundimit të fushatës dhe zgjedhjeve të pushtetit lokal, lëvizja jonë do të fillojë organizim në rrethe për të thithur sa më shpejt kuvendin e jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike./tvklan.al