Reformatorët regjistrojnë partinë e tyre me emrin e PD – (4 Prill 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
“Partia Demokrate”, ky do të jetë emri i partisë së reformatorëve, i regjistruar më në fund edhe në gjykatë. Sekretarët politikë të kësaj partie kanë bërë sot publik emrin e ri gjatë një konference për shtyp.
Genc Pollo:- “Ne jemi Partia Demokratike, ne ruajmë identitetin e Partisë Demokratike dhe me këtë kuadër do të gjejmë dhe zgjidhjet tona. Pavarësisht nga pengesat, që janë përpjekur për të na vënë, ne kemi vendosur dhe kemi regjistruar partinë tonë me emrin Partia Demokrate”.
Sipas tyre, tashmë partia ka jo vetëm emër të legalizuar, por dhe program e statut të miratuar ditët e fundit në forumet e saj./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego