Reformatori i PD Leonard Demi – (21 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Baza do të na mbështesë për demokratizimin e Partisë Demokratike. Kështu është shprehur sot një nga reformatorët e kësaj partie, Leonard Demi, pas disa takimeve me demokratët në rrethe të ndryshme. Deputetët reformatorë të PD do të shtrijnë fushatën e tyre reformatorë edhe drejt Veriut, fushatë që ka nisur dje në Martanesh.
Leonard Demi, deputeti i PD:- “Unë kam qenë i ftuar nga kryetari i grupseksionit të seksionit të Martaneshit të Bulqizës dhe kam marrë pjesë në mbledhjen e grupseksionit të kësaj zone. Kjo për ne është dhe një kënaqësi tjetër e madhe sepse kemi filluar të marrim ftesa dhe nga pjesa Veriore e vendit tonë se deri tani kemi qenë përqëndruar në Tiranë dhe rreth Tiranës. Atje u zhvillua një mbledhje mjaft interesante ku unë shpalosa idetë tona brenda PD, për të cilat gjetëm një mirkuptim të plotë. Antarët e PD, demokratët e vërtetë kërkojnë një PD të fuqishme e cila të shkojë përpara drejt fitores në zgjedhjet e medha që kemi, zgjedhjet lokale apo zgjedhjet politike sipas radhës që të vijnë. Dhe ata e shikojnë partinë të bashkuar me demokratike që të shkojë përpara. Në këtë drejtim ata i mirpresin të gjitha propozimet tona”.
Gazetarja:- Mendoni se keni siguruar një mbështetje të mjaftueshme për të krijuar një grupim reformatorësh në PD?
Leonard Demi, deputeti i PD:- “Tani siç e dini ne jemi në fillim të punës sonë. Kjo është një punë mjaft premtuese derisa unë vij me këto përshtypje nga Martaneshi që një zonë malore është një domethënie e madhe dhe për zonat më urbane të vendit tonë. Puna jonë qëndron në demokratizimin e PD sepse një parti pa qenë demokratike e kam fjalën me një demokraci të brendshme nuk mundet të fitojë zgjedhjet politike në një vend, nuk mund të drejtojë shtetin në një vend dhe sidomos në situatën e sotme në të cilën po kalon Shqipëria dhe në kushtet që kemi në Ballkan duke marrë parasysh Paktin e Stabilitetit”.
Gazetarja:- Sa mendoni që do t’ja arrini këtij qëllimi?
Leonard Demi, deputeti i PD:- Ne jemi të bindur sepse besojmë që kjo është e vetmja rrugë që ka PD drejt suksesit të vetë”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego