Refugjatët dhe neonazistët përleshje në rrugët e Gjermanisë


Refugjatët dhe neonazistët përleshje në rrugët e Gjermanisë

14:18 15/09/2016

Refugjatët dhe neonazistët u përleshën në rrugë e qytetit lindor të Buatzen të Gjermanisë, të mërkurën në mbrëmje.

Policia tha se ishin azil – kërkuesit, ata që kishin filluar konfrontimin dhe më vonë i kishin gjuajtur policisë me shishe, duke u përpjekur për t’i shpëtuar nga rrahja.

Rreth 100 e meshkuj dhe femra sulmuan 20 azilantë në qytetin Batzen pasi emigrantët i kishin tallur.

Dhuna përfundoi kur azil – kërkuesit e rinj u tërhoqën për në shtëpitë e tyre në Dresdner Strasee, me makinën e policisë që i ndoqi gjatë gjithë rrugës.

Një i ri maroken, 18 – vjeç, kërkoi ndihmë mjekësore për një plagë që i ishte shkaktuar nga një shishe që i kishte rënë në fytyrë.

Policia qëndroi e gatshme gjatë gjithë natës, në rast të përplasjeve të mëtejshme./tvklan.al






Të ngjashme