Refugjatët i venë zjarrin kampit Moria në Greqi
Një grua dhe një fëmijë janë raportuar të vdekur pas një shpërthimi në kampin e refugjatëve Moria në ishullin grek Lesbos.
Sipas të dhënave, disa dhjetra persona janë plagosur, mes tyre edhe fëmijë. Policia lokale tha se një rrjedhje gazi ka qenë shkaku i shpërthimit.
Ngjarja është pasuar nga një revolte e refugjatëve në kamp, të cilët i kanë vënë zjarrin pjesës më të madhe të sipërfaqes së strehimeve aty.
Ky nuk është incidenti i parë që ndodh në një kamp refugjatësh në Greqi, kjo edhe si pasojë e mbingarkesës së kampeve përtej kapacitetit të tyre.
Tv Klan