Refugjatët kosovarë kurohen në spitale (30 Mars 1999)


Refugjatët kosovarë kurohen në spitale (30 Mars 1999)

12:12 30/03/1999

Të gjithë të dëbuarit nga shtëpitë e tyre pasi janë keqtrajtuar dhe sjellë forcërisht, përveçse kanë nevojë për sistemim ndjejnë nevojën edhe për mjekim. Tre reparte janë ngritur në Pallatin “Asllan Rusi”. Vetëm sot janë mjekuar 58 raste kryesisht me plagë dhe të goditur në kokë. Dy tre raste janë dërguar në spital që kanë marrë ndihmën e mjaftueshme dhe janë kthyer sërish pranë të afërmve të tyre.

Liljana Bogdani doktoreshë kiruge shpjegon: Kanë qënë me probleme nga më të ndryshmet, duke filluar deri tek plagët e vrara, plagë të kokës, plagë të fytyrës, të duarve, të këmbëve. Ato që i kanë patur nga goditjet nga serbët siç kanë treguar vetë pacientët. Ajo që më ka tërhequr më shumë vëmendjen kanë qënë plagët e këmbëve, që ato kanë ecur shumë në këmbë dhe këmbë shumë të enjtura.

Tek reparti i Patologjisë 235 raste janë kuruar. Ajo që vihet re tek të gjithë janë shenjat e këputjes të cilat vijnë nga mosushqyerja dhe lodhja e madhe. Kanë ecur mbi 20 km këmbët i janë mavijosur. Pediatria sot i ka dhënë ndihmën 30 fëmijëve nga 0 deri në 14 vjeç. Tre foshnje dy muajshe janë çuar në spitalin Distrofik si dhe dy gra shtatëzëna në Maternitetin e Tiranës.

Por edhe ata që nuk kanë nevojë të kurohen pasi mund të jenë më të ushqyer, nuk harrojnë të ushqehen me diçka tjetër, të degjojnë lajme dhe të reja nga Kosova./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme