Refugjatët kosovarë mbërrijnë në Gjirokastër (5 Prill 1999)


Refugjatët kosovarë mbërrijnë në Gjirokastër (5 Prill 1999)

09:06 05/04/1999

13 ditë për të ardhur në Gjirokastër. Kjo ka qënë drama e 500 të ardhurve nga Malesheva e Kosovës në qytetin e Gjirokastrës ndërkohë që një orë kanë qëndruar në mjediset e pallatit të sportit të këtij qyteti ku fytyrat e tyre kishin pamjen e dhimbjes dhe dramës së madhe. Një fëmijë maleshovas ka lindur në këtë udhëtim. Por ata janë pritur nga qytetarët me dhembshuri e mikpritje.

Në Bashkinë e qytetit ishin gati kontigjentët e ushqimeve si dhe të pajisjeve të tjera. Ndërkohë që përditë Shtabi i Emergjencës grumbullon ndihma në ushqime e veshmbathje për të ardhurit. 500 të ardhurit e parë, kryesisht gra, pleq e fëmijë janë sistemuar ne Libohovë, Lazarat dhe në fshatra të tjera. Shumë prej të ardhurve kanë mundur të vendosin lidhjet e para me familjet e tyre të shpërndarë nëpër qytete të tjera të vendit./tvklan.al

Gazetar: Aleksandër Çipa






Të ngjashme