Refugjatët kosovarë në Itali – (25 Prill 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Kosovarët e ikur nga lufta shohin si një nga rrugët e mundshme të shpëtimit të tyre detin. Brigjet italiane janë bërë sërisht objekt i zbarkimit të kosovarëve, por dhe të shqiptarëve dhe kurdëve. Gjatë natës së mbrëmshme kanë zbarkuar në Pulia 150 persona, shumica kosovarë.
Ndërsa gjatë katër ditëve të fundit kanë ikur me skafe në itali 1300 persona. E ndërsa tragjedia e kosovarëve vazhdon, vazhdon edhe trafiku i skafeve, të cilët për një rrugë deti marrin 400 euro. Shumica e klandestinëve të zbritur në itali janë gra dhe fëmijë./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori