Refugjatët kosovarë në Kukës nisen drejt Prizrenit (13 Qershor 1999)


Refugjatët kosovarë në Kukës nisen drejt Prizrenit (13 Qershor 1999)

15:13 13/06/1999

Sot në mëngjes refugjatë nga Kosova dhe banorë vendas ishin vendosur në rrugët e Kukësit dhe gjatë rrugës malore që të çon në Morinë. Nga minuta në minutë turma e njerëzve bëhej më e madhe. Disa dhjetëra shkuan me mikrobuse e taksi deri në Morinë për të parë nëse arrijnë në shtëpitë e tyre sot në mbrëmje. Shumë kosovarë thonë se nëse lejohen të hyjnë do të jenë në mbrëmje në Prizren. Të 12 mijë trupat e batalionit gjerman që hynë në Kosovë nga Shqipëria morën rrugën e Prizrenit ku do instalojnë bazat e tyre.

Nisja e tyre u vonua disa orë. Komisariati i Lartë për Refugjatët ka vendosur një tryezë 50 metra nga Policia dhe shpërndan afishe ku thuhet se duhet pritur akoma pasi ka kurthe dhe mina dhe predha të pashpërthyera. Rrugët e urat janë të shkatërruara. Mungon uji dhe energjia elektrike. Radio Kukësi i bën thirrje vazhdimisht në valët e saj refugjatëve kosovarë që të kenë kujdes nga minat./tvklan.al






Të ngjashme