Refugjatët kosovarë rikthehen në Kosovë (17 Qershor 1999)


Refugjatët kosovarë rikthehen në Kosovë (17 Qershor 1999)

11:44 17/06/1999

Komisariati i Lartë për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara UNHCR, jep shifra për numrin e kosovarëve që janë kthyer në shtëpitë e tyre. Kështu nga 860 mijë të larguar,  91 mijë janë kthyer këto tre ditë. Pavarësisht nga paralajmërimet për minat të bëra nga KFOR dhe UÇK-ja, kosovarët kanë preferuar më mirë te kthehen në shtëpitë e tyre se sa të qëndrojnë në kampe.

Ne i njohim rreziqet thonë ata por duam të kthehemi në shtëpitë tona. Në kufirin e Bllacës, UNHCR-ja është e paaftë të ndalojë kosovarët të kthehen në Kosovë. Ndërkohë që vazhdon kthimi i kosovarëve në shtëpitë e tyre, një numër i madh i serbëve që banojnë në Kosovë kanë filluar të largohen prej andej.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq bazuar në informacionet që ka, flet për rreth 33 mijë serbë të larguar nga Kosova, pavarësisht nga premtimet e bëra nga shqiptarët se nuk do të prekin ata që nuk kanë marrë pjesë në masakrat e bëra ndaj shqiptarëve.Pjesa më e madhe e tyre janë larguar drejt Serbisë dhe Malit të Zi./tvklan.al






Të ngjashme