Refugjatet në luftë me të ftohtin
Për më pak se dy javë, 5 refugjatë kanë humbur jetën si pasojë e kushteve të këqija në kampet ku strehohen.
Temperaturat ekstreme të të ftohtit në Evropën juglindore, po kërcënojnë jetën e mijëra refugjatëve, shumë prej të cilëve janë të strehuar në tenda të improvizuara pa ngrohje.
Kushtet e vështira të motit në Evropë i kanë marrë jetën 5 refugjatëve vetëm gjatë ditëve të para të Vitit të Ri.
Fëmije të vegjël, të moshuarit dhe të sëmurët janë personat më vulnerabil në kampet e refugjatëve në Beograd, ku i ftohti është vetëm një nga shqetësimet, pasi refugjatet aty përballen me kushte të vështira mbijetese.
Vitin e kaluar, një rekord prej më shumë se 5.000 refugjatësh dhe emigrantësh kanë humbur jetën në përpjekje për të arritur në Evropë nga Deti Mesdhe./ TV KLAN