Refugjatët shqiptarë të kthyer nga Italia marrin shpërblim (11 Mars 1999)
Refugjatët shqiptarë shpërblehen nga Qeveria Italiane. Shumica e të larguarve nga ngjarjet e Marsit ’97 të cilët mbeten në kampet e qyteteve të Italisë, tre muaj më pas riatdhesohen në Shqipëri. Për të gjithë ata që pësuan një fatkeqësi dhe u larguan ilegalisht nga situata, Qeveria Italiane krahas ndihmave të tjera ndaj shqiptarëve për të nxitur riatdhesimin e tyre ndërmerr shpërblimin, 150 mijë për fëmijët dhe 300 mijë lireta për të rriturit. E njohur si paketa Fasino, Ministria e Punës harton listat e përfituesve të kësaj ndihme.
Naim Zoto zëdhënësi i kësaj Ministrie shprehet: Roli i Ministrisë së Punës në këtë rast është konkret, sepse do të zbatojë të gjitha procedurat, harton listat në bashkëpunim me Ambasadën dhe me autoritetet italiane, dhe zbaton gjithë proceduren me qëllim që kjo iniciativë të shkojë deri në fund.
Zyrat e punës së rretheve në vend që të gjejnë punë për refugjatët e ardhur, do të ndajnë shpërblimet e Italisë për të kthyerit në atdheun e tyre./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti