Refuzoi të kryente shërbimin ushtarak, burgoset izraelitja
“Kur isha e vogël, ëndërroja që kur të rritem të bëhem pilote ushtarake e IDF”, thotë 19-vjeçarja, Noa Gur Golan.
Sido që të jetë, ajo tash është e burgosur në Burgun Ushtarak 396 pranë Haifa. Ajo trajtohet si tradhtare për shkak që refuzoi që ta kryente shërbimin ushtarak në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes së Izraelit – aty ku dikur kishte ëndërruar.
Noa nuk lejohet të pranojë telefonata ndërkombëtare. Ndërsa në Izrael ka shumë të ri e të reja që e kryejnë këtë shërbim dhe që ndjehen të lumtur për këtë.
Sa i përket qëndrimit në burg nuk dihet se deri kur mund të qëndrojë ajo aty e mbyllur. /klankosova