Refuzuan shqyrtimin e çështjes, thyen xhamat e derës së Gjykatës së Lartë


Refuzuan shqyrtimin e çështjes, thyen xhamat e derës së Gjykatës së Lartë

15:40 05/07/2017

Një person theu xhamat e derës së jashtme të Gjykatës së Lartë këtë mesditë në shenjë proteste ndaj një vendimi të dhënë nga një trupë e Gjykatës së Lartë.

Personi u shoqërua nga policia pas incidentit ndërsa nuk jepet identiteti i tij.

Sipas burimeve, personi mësohet se kishte depozituar disa muaj më parë një kërkesë për një çështje gjyqësore, e cila nuk ishte futur për gjykim nga trupa gjyqësore.

Pas kryerjes së veprimeve nga policia personi është proceduar penalisht  në gjendje të lirë.

/Tv Klan






Të ngjashme