Regjisori i njohur: Kur kam qenë i ri kam recituar, por kam kërcyer dhe balet
Dhimitër Orgocka rrëfen karrierën në teatër dhe film
Në programin “Rudina” në Tv Klan ka qenë i ftuar një nga aktorët dhe regjisorët më të njohur në Shqipëri, Dhimitër Orgocka. Ai pak javë më parë ka festuar 83-vjetorin e lindjes, ku edhe u surprizua nga miqtë e tij dhe kolegët.
Në studio, Orgocka ka folur për karrierën e gjatë në skenën shqiptare. Ai vazhdon të jetë aktiv me shfaqje teatrale, herë is regjisor dhe në raste të tjera si aktor.
Ndër vite, ai ka vënë në skenë mbi 104 premiera në teatrin e Korçës, Fierit, Elbasanit, Prishtinës, Shkupit. Ndërsa si aktor, ai numëron më shumë se 82 role në shfaqje teatrale dhe shumë të tjerë në filma. Por në studio, Orgocka tregon se ka kërcyer në rininë e tij edhe balet me grupet e atëhershme.
Dhimitër Orgocka: Unë kur kam qenë i ri kam recituar, e kam dashur poezinë shumë, jam marrë me recitimet. Pse jo kërceja dhe në balet.
Rudina Magjistari: Balet?
Dhimitër Orgocka: Po!
Rudina Magjistari: Balet Klasik?
Dhimitër Orgocka: Balet që ishte pranë pallatit të Kulturës dhe Klubi “Naim Frashëri”, që ishte në Korçë.
Rudina Magjistari: Pra kërcim, valle popullore tradicionale?
Dhimitër Orgocka: Po nga motivet popullore siç ishin grupet atëherë./tvklan.al