Regjistrimet në shkolla në bazë të vendbanimit
Shkollat më të populluara në kryeqytet, pritet të shpëtojnë nga mbingarkesa këtë vit. Çelja e tre shkollave të reja, “Betim Muço” në Kombinat, “Hoxha Tahsim” tek Pazari i Ri dhe “Ardian Klosi” tek bregu i lumit, do të marrin nxënës nga shkollat në afërsi te tyre duke reduktuar kështu numrin e nxënënsve.
“Sigurisht që kriteri i parë është qendra e banimit. Këtu ne do të bëjmë rirregullimin. Në qoftë se do të flasim për shkollën “Ardian Klosi”, për shkollat që janë rreth e rrotull”,
thotë drejtoresha e DAR, Arjola Byzyka.
Në të njëtën kohë, regjistrimet e reja nuk do të bëhen më sipas dëshirës së prindërve, por duke u bazuar në vendbanimin e fëmijës, ndërsa klasat s’do të kenë më shumë se 32 nxënës.
Mësimi me dy turne do të vijojë edhe këtë vit për disa shkolla të arsimit 9-vjecar dhe 2 gjimnaze. Tv Klan