Regjistruan 4 subjekte fiktive, arrestohen 5 persona
I shkaktuan dëm shtetit 200 milionë Lekë
Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Ndërmjetësi”, të cilët kishte regjistruar biznese fiktive përmes skemave të mashtrimit.
Të arrestuarit janë SH.A. 35 vjeç administrator i një shoqërie private, S.H. 32 vjeç specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, E.A. 34 vjeç administrator i zyrës së kontabilitetit të një firme private, L.R. 33 vjeç ekonomist në një firmë private dhe A.K. 51 vjeç. Ndërsa në kërkim janë shpallur edhe dy të tjerë me iniciale I.D. dhe D.S.
Ndaj këtyre personave Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest në burg në mungesë. Ata akuzohen për krijim të skemave mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar, falsifikim të vulave, fshehje të të ardhuave, mospagim të taksave dhe shpërdorim të detyrës.
Nga hetimet ka rezultuar se 7 këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin regjistruar 4 subjekte fiktive gjatë periudhës 2018-2019. Më pas, kanë bërë shitje fiktive të këtyre bizneseve në vlerën e 1.3 miliardë Lekëve të vjetra. Sipas hetuesve, dëmi që i shkaktuar buxhtit të shtetit nëpërmjet tatimit mbi vlerën e shtuar është 200 milionë Lekë të vjetra. /tvklan.al