Rehabilitim i plotë Urgjencës Pediatrike


Rehabilitim i plotë Urgjencës Pediatrike

16:51 11/07/2018

Shërbimi i Pediatrisë në Spitalin “Nënë Tereza”, që trajton rreth 100 mijë raste në vit do t’i nënshtrohet së shpejti një rehabilitimi tërësor. Ndërhyrja do të jetë e plotë si në ambiente ashtu edhe në pajisje mjekësore.

“Jemi ambiciozë për të realizuar një ndërhyrje që do t’i ndryshojë krejtësisht pamje Pediatrisë këtu në QSUT, investimi madhor rreth 8 milionë euro në kuadër të projektit të qeverisë shqiptare me Bankën Botërore, që do të rehabilitojë dhe zgjerojë Pediatrinë. Falë kësaj ndërhyrje, që do të nisë këtë vit, do të kemi një spital pediatrik modern, sipas standardeve europiane”.

Hapi i parë i këtij projekti ishte rehabilitimi i Urgjencës Pediatrike të QSUT-së, e rindërtuar me kushte bashkëkohore, duke ofruar një standard të ri shërbimi për pacientët.

Tv Klan






Të ngjashme