Rehabilitimi i konvikteve të Universitet të Tiranës


Rehabilitimi i konvikteve të Universitet të Tiranës

19:54 19/12/2017

Konviktet e kampusit universitar të Tiranës do të rehabilitohen sipas parimit të efiçencës së energjisë.

Projekti kushton 7.8 milion euro dhe financuesi kryesor është qeveria gjermane përmes bankës KFW, me 6.5 milion euro, ndërsa 1.3 do t’i japë buxheti i shtetit. Ambasadorja Suzane Schulz, ministri i Financave Arben Ahmetaj, ai i Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë nënshkruar marrëveshjet për fondin që është dhënë nga shteti gjerman.

Përmes këtij programi synohet që studentët të kenë një mjedis më të përshtatshëm për të jetuar dhe studiuar. Qeveria ka në plan që brenda pak kohësh, të zbatojë kriteret e kursimit të energjisë në të gjithë institucionet shtetërore.

Tv Klan






Të ngjashme