Rehabilitimi i rrugëve në Tiranë, punimet krijojnë probleme me trafikun – (25 Maj 2001)


Rehabilitimi i rrugëve në Tiranë, punimet krijojnë probleme me trafikun – (25 Maj 2001)

16:04 25/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Këto janë disa pamje nga rehabilitimi i rrugëve në disa nga akset rrugore më të rëndësishme në kryeqytet. Krahas zgjerimit të rrugës nga Kuvendi deri tek ura e rrugës së Elbasanit, po punohet edhe këtu në të dyja trotuaret përgjatë Lanës deri tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Specialistët të thonë, se këtu do të bëhet rehabilitimi i trotuareve ku përfshihen përmirësimi i rrjetit elektrik, të Telekomit, si dhe përmirësimi i kanalizimeve të ujërave të shiut.

Mirëpo këto punime që po kryen kanë krijuar edhe probleme në trafikun rrugor. Edhe këtu në stacionin e fundit të Tiranës së Re, përgjatë bulevardit “Bajram Curri”, prej disa ditësh është bllokuar kalimi i makinave, pasi në këtë segment, do të ndërhyet në shtrimin e rrugës, trotuareve, ujësjellësit dhe brenda 60 ditësh edhe kjo rrugë, do të jetë tërësisht e re./tvklan.al






Të ngjashme