Rehabilitimi i ujësjellësave në vend (20 Maj 2000)
4 fshatra në rrethin e Shkodrës, Bushat, Ramza e Bushatit, Barbullush dhe Ana e Malit, së shpejti do të kenë ujësjellësat e rinj. Në Ministrinë e Punëve Publike Ministri Demeti dhe Ambasadori Austriak nënshkruan marrëveshjen për fondin prej 13 milion shilingash, dhënë falas për ndërtimin e këtyre ujësjellësave. Gjithashtu me kërkesën e Ministrisë së Punëve Publike, qeveria austriake ka dhënë një fond tjetër rreth 9.86 milion shilingash për rehabilitimin e Ujësjellësit së Laçit./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame