Rehabilitohen rrugët e Njësisë 11
Veliaj: Urbanizim në të gjitha standardet
Ndërhyrja
në 10 akse rrugore në Njësinë nr 11 në kryeqytet, i jep zgjidhje për herë të
parë edhe derdhjes së ujërave të zeza. Punimet për rehabilitimin e plotë të bllokut
që kufizohet nga rrugët “Gjok Doçi”, “Demir Nazeri” dhe “Princ Vidi” u ndoqën
nga afër edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
“Sot sjellim urbanizim të njëjtë, si
në qendër të Tiranës, me ndriçim led, me kanalizime nëntokësore për të mos i
çarë më rrugët, duke hequr kabinat dhe shtyllat. Kemi sjellë urbanizim edhe në
pikën më të fundit të Tiranës, aty ku ndahemi me Bashkinë e Kamzës, trekëndëshi
i fundit që kishte mbetur pa ndërhyrje”.
Po ashtu Tiranës pritet t’i shtohen të tjera korsi të dedikuara për biçikleta dhe kënde lojërash.
“Të bashkëpunojnë për trotuaret, për korsi biçikletash, sepse krijojnë një
barrierë edhe mes këmbësorëve. Kemi menduar vetëm për 20% të popullsisë që ka
makinë; duhet menduar gjithnjë e më shumë, ose të paktën në proporcion, edhe
për 80% të tjerët, që s’kanë makinë dhe duan trotuare, korsi biçikletash,
hapësira, për kënde lojërash e fusha për fëmijët”.
Bashkia e Tiranës do të vijojë punën për dezinfektimin e hapësirave publike në kuadër të masave ndaj pandemisë globale.
Tv Klan