Rehabilitohet blloku i banimit në Kodër Kamzë
Veliaj: Në proces ndërtimi edhe 2 shkolla në këtë zonë
Janë 13 akse rrugore në Kodër Kamzë që janë planifikuar për t’u rehabilituar nga Bashkia e Tiranës.
Veç rrugëve kanë dhe 2 shkolla të reja që janë në proces rindërtimi në këtë njësi. Për kryebashkiakun Veliaj të gjitha këto ndërhyrje janë pjesë e projektit për transformimin e të gjithë zonës, ndaj kërkon që bindjet politike të mos ndikojnë në gjykimin objektiv për këto investime.
Veliaj premton se vetëm gjatë muajin të verës investimet e bashkisë do të bëjnë të mundur që këtij blloku banimi t’i jepet një fytyrë e re.
Tv Klan