Rehabilitohet lulishtja “Frederic Chopin”


Rehabilitohet lulishtja “Frederic Chopin”

18:00 21/06/2020

Veliaj: Vijojmë investimet edhe në kohë pandemie

Në kuadër të ditës botërore të muzikës, Bashkia e Tiranës rehabilitoi lulishten në hyrje të Liqenit Artificial. Gjatë përurimit të lulishtes që mban emrin e kompozitorit të njohur polak, Frederic Chopin, kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo hapësirë është një bizhu për kryeqytetin

“Ky është një vit përvjetorësh; është përvjetori i Chopin, është edhe përvjetori i Tiranës kryeqytet. Një nga nismat që mund të funksionojë edhe në kohë pandemie është rehabilitimi i hapësirave publike në qytet. Sheshi “Chopin” është hyrja kryesore e Liqenit Artificial të Tiranës, pra është një reflektim i fundit pare se të futemi në një mjedis më të qetë dhe më të pastër. Ndaj, më vjen mirë që kjo portë e Parkut të Madh të Liqenit Artificial të Tiranës, sot ka dalë në dritë”.

Krahas parkut në hyrje të Liqenit Artificial. Në vend funksionon edhe shoqata “Frederik Chopim” e kryesuar nga maestro Zhani Ciko.

Tv Klan






Të ngjashme