Rehabilitohet rrjeti i Ujësjellësit të Fierit
Me një fond prej 11 milion eurosh nga programi Infrastruktura Bashkiake, financuar nga qeveria gjermane, qeveria zvicerane, Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare është bërë i mundur rehabilitimi i rrjetit të Ujësjellësit të qytetit të Fierit.
Kryeministri Rama ishte prezent në ceremoninë inaguruese të përfundimit të projektit, që i mundëson kësaj bashkie furnizimin në 24 orë me ujë të pijshëm.
Nga programi Infrastruktura Bashkiake janë rehabilituar sistemet e Ujësjellës-Kanalizimeve për 8 bashki, ku janë 635 kilometra rrjet i ri Ujësjellësi.
Tv Klan