Rei Manaj kalon natën në spital


Rei Manaj kalon natën në spital

12:02 05/01/2019

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj ka humbur ndjenjat dhe ka kaluar natën në spital, pas dëmtimit që pësoi në kampionatin spanjoll. Në ndeshjen mes ekipit të tij Albacete me Granadan, pësoi dëmtim në kokë dhe ka pësuar frakturë në nofull. Ai u nxorr me barelë nga stadiumi dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Klubi i Albacete ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se Rei Manaj është në gjendje të mirë, por do të mbahet nën vëzhgimin e mjekëve edhe mbrëmjen e sotme. Sipas klubit spanjoll, sulmuesi shqiptar ka thyer hundën gjatë dyluftimit me lojtarin German Sanchez.

/tvklan.al






Të ngjashme