Kombëtarja me probleme prej Covid-19


Kombëtarja me probleme prej Covid-19

12:06 07/11/2020

Reja do të ketë mungesa për ndeshjet e Nëntorit

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja publikoi listën të e grumbulluarve për vëllazëroren me Kosovën dhe takimet e Ligës së Kombeve me Kazakistanin dhe Bjellorusinë.

Mes kuqezinjve ka të rikthyer si Balaj, Cikalleshi apo Hysaj, por gjithsesi trajneri thotë se nuk e di se kush do të vijë për shkak edhe të kushteve për Covid-19.

Sipas Rejas situata do të qartësohet vetëm 1 ditë para ndeshjes me Kosovën, pasi shumë klube nuk duan të lejojnë futbollistët të grumbullohen me përfaqësueset.

“E dini që kemi pasur problem prej virusit apo edhe për dëmtimet, si Mihaj, Strakosha, Bare, Çekiçi, Lenjani, Roshi, Vrioni, Kamberi, Mersinaj, Kamberi. Janë disa lojtarë që nuk do t’i kemi. Edhe Trashi është në pikëpyetje, sikurse edhe Vrioni. Gjasulën e presim. Ai luan të hënën dhe të martën do të shohim a do të vijë. Do flasim sërish në lidhje me listën në vijim”.

Reparti që shqetëson më shumë edhe për shkak të lëndimeve është mbrojtja. Në takimet e Ligës së Kombeve do të synohet fitorja për të realizuar objektivin, vendin e parë në grup.

“Për dy takimet e radhës, objektivi është t’i fitojmë pavarësisht problemeve që kemi me lojtarët. Synojmë vendin e parë dhe i kemi mundësitë t’i marrim pikët e duhura. Do japim maksimumin”.

Grupi 4 në Ligën C kryesohet nga Bjellorusia me 7 pikë, ndërsa Shqipëria ndodhet e treta,

Tv Klan






Të ngjashme