Rekomandim elektronik për vizitat te mjeku


Rekomandim elektronik për vizitat te mjeku

15:49 11/02/2017 https://youtu.be/L_8P31uPPPs

Radhët e gjatë të pritjes për vizitat tek mjeku specialist do të marrin fund duke filluar nga ky muaj për kryeqytetasit.

Aplikimi i sistemit të referimit elektronik, do t’i japë mundësi mjekut të familjes, të përcjellë në mënyrë elektronike orën e saktë të vizitës, te mjeku specialist për çdo pacient.

Sistemi i ri do të eliminojë praktikat e rekomandimeve dorazi apo dosjeve, të pacienteve në çdo vizitë mjekësore. Pas pilotimit në kryeqytet, referimi elektronik do të shtrihet në të gjithë vendin./ TV KLAN






Të ngjashme