Rekord i ri global me 339 mijë infektime ditore nga Covid-19


Rekord i ri global me 339 mijë infektime ditore nga Covid-19

23:12 09/10/2020

Europa nuk njeh rënie të infektimeve ditore prej disa ditësh

Globi mund të jetë aktualisht në mesin e valës së dytë të përhapjes së Covid-19s. 24 orëshi i fundit shënoi gati 339 mijë të infektuar ditorë në mbarë botën, duke thyer kështu atë të mëparshmin e vendosur në 2 Tetor, me rreth 330 mijë.

Më problematike situata është në Europë, ku Franca ndodhet në të njëjtat kuota ditore prej dy ditësh. 24 orëshin e fundit shënoi mbi 18 100 të infektuar dhe 77 viktima. Autoritetet vijojnë të zgjerojnë hartën e qyteteve ku i vihet kyçi përkohësisht bareve dhe kafeneve në përpjekje për të freskuar ritmet e përhapjes së pandemisë.

Qeveria spanjolle vendosi karantinën 2 javore në kryeqytetin spanjoll për shkak të ritmeve të shpejta të përhapjes së virusit dhe ezaurimit të pjesës më të madhe të kapaciteteve spitalore.

Edhe Rusia shënoi rekordin e ri prej mbi 12 mijë të prekurish, një shifër që nuk ishte arritur prej muajit Maj, kur u regjistruan mbi 11 600 infektime ditore.

Prej të shtunës, në gjithë Poloninë do të ashpërsohen masat kundër përhapjes, me mbylljen e bareve dhe restoranteve pas orës 22:00 të darkës në zonat me shifrat më të larta të infektimeve. 

Në gjithë botën numërohen mbi 37 milionë të prekur, mes të cilëve më shumë se 1 milionë viktima.

Tv Klan






Të ngjashme