Rekord i ri prej 962 viktimash nga Covid-19 në Gjermani


Rekord i ri prej 962 viktimash nga Covid-19 në Gjermani

18:56 23/12/2020

Britania e Madhe shënon shifrën më të lartë të të infektuarve

Edhe pse mes masash tepër të ashpra për frenimin e përhapjes së koronavirusit, Gjermania shënoi këtë të Mërkurë të tjera shifra të larta të pandemisë. Numri i vdekjeve shënoi një rekord të ri prej 962 viktimash, 10 raste më shumë se ai i të Mërkurës së kaluar që shënoi edhe ditën e parë të karantinës kombëtare. Në nivele të larta ishin edhe infektimet e reja.

Rekord infektimesh ditore në Britaninë e Madhe, ku 24 orëshin e fundit u shënuan mbi 36 800 raste. I lartë edhe numri i viktimave ditore ku u shënua shifra e dytë më e lartë e kësaj vale. Në kufijtë e vendit vijojnë radhët e gjata të kamionëve të mallrave edhe pse Franca vendosi të lehtësojë masat e marra pas shfaqjes së mutacionit të ri të koronavirusit, duke lejuar kalimet e drejtuesve që rezultojnë të painfektuar në testet e shpejta.

Vijojnë të jenë të qëndrueshme shifrat e infektimeve dhe viktimave në Itali. Ndërsa në Francë, këtë 24 orësh u shënua një numër i lartë vdekjesh. Në Shtetet e Bashkuara shifrat e pandemisë këtë 24 orësh ishin të larta, pranë rekordeve.

Tv Klan






Të ngjashme