Rekord me infektime ditore në Maqedoni


Rekord me infektime ditore në Maqedoni

18:45 05/11/2020

Masat e reja godasin sektorin e hotelerisë

Në Maqedoninë e Veriut është shënuar shifër rekorde prej 1192 infektimeve në nivel ditor. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar edhe për 22 viktima duke e çuar në total numrin e tyre në 1071. Shqetësuese paraqitet edhe shifra e lartë prej mbi 37% e të testuarve që rezultojnë pozitiv me Covid-19, që gjithashtu ka ndikuar që rastet aktive ta tejkalojnë shifrën prej mbi 10.000.

Në Maqedoninë e Veriut në fuqi janë masat e reja shtrënguese që nënkuptojnë mbylljen e lokaleve në orën 21:00.

Masat e reja kanë goditur lokalet. Pronarët druajnë se do të ketë largime nga puna.

“Mendoj se masat janë pak të tepërta, ke punuar deri ora 21 pse mos punosh deri 23.30 kur i mbyllim lokalet”.

“Është e pakapshme për mbyllje prej ora 21:00 për mendimin tim personal se nuk të thotë askush se ora 9 nuk ekziston virusi”.

“Ne do ta respektojmë vendimin e qeverisë, do përballemi me kushte të mjerueshme financiare dhe shumë biznese si ne edhe ato të tekstilit jemi në prag të falimentimit”.

Ndërkohë, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka nënshkruar dekretin për angazhimin e Armatës për ndihmë institucioneve shëndetësore në përballjen me pandeminë. Sipas dekretit, ushtria do të sigurojë spitalet dhe depot me pajisje mjekësore, por edhe do të ndihmojë në vendosjen e kapaciteteve akomoduese për mjekimin e të sëmurëve nga Covid-19. 

Tv Klan






Të ngjashme