Rekord të shëruarish në Itali
Ka shkuar në 214 457 raste, numri i personave të infektuar në Itali. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit në shtetin fqinj kanë humbur jetën 236 pacientë, duke e çuar numrin e viktimave në 29 135.
Këtë të mërkurë është vendosur një rekord përsa i përket të shëruarve. 8 000 persona i janë shtuar kësaj liste duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 93 245.
Rajoni me numrin më të lartë të të shëruarve sot ishte Lombardia, e cila është gjithashtu një nga zonat më të prekura nga Covid-19 në shtetin apenin./tvklan.al