Rekord viktimash në Kosovë, humbin jetën 19 qytetarë
Konfirmohen 468 raste pozitive me Covid-19
Koronavirusi ka vendosur një tjetër rekord negativ në Kosovë, teksa në 24 orët e fundit prej tij kanë humbur jetën 19 qytetarë.
Peja dhe Prizreni janë dy qytetet me më shumë viktima, ku më i riu mes tyre është i moshës 51 vjeç.
Në total në Kosovë deri më tani e kanë humbur betejën me Covidin 1.106 qytetarë.
Autoritetet shëndetësore bën të ditur gjithashtu se janë testuar gjithsej 1314 mostra, prej të cilave kanë rezultuar 468 raste pozitive.
Aktualisht në Kosovë janë afro 13.200 raste aktive me koronavirus.
Tv Klan